Z. ROLAND HYSA
PRESIDENT


Rruga Kavajes, prane "Miell Tirana" sh.a.
Tel/Fax: +355 4 2271 777
Fax: +355 4 2227 726
e-mail: roland@mielltirana.com

 
Z.Roland Hysa ka studiuar ne universitin e Tiranes ne Fakultetin Ekonomik duke marrë Titullin: EKONOMIST PER INDUSTRINE. Përgatitja e tij Intelektuale është thelluar më tej me studimet dhe specializimet pasuniversitare të bëra si në Shqipëri dhe jashtë saj në fushën e Tregtisë Ndërkombëtare, Financave, Menaxhimit të Bisnesit etj.

Z. Roland Hysa është ndër të parët intelektualë shqiptar që me hapjen dhe shndërrimin që pësoi Ekonomia e Centralizuar e Shqipërisë në Vitin 1991 drejt transformimit dhe kalimit në Ekonominë e Tregut të Lirë, u përshtat dhe u bë një ndër bisnesmenët më të fuqishëm dhe më të suksesshëm në vënd. Falë përgatitjes si ekonomist dhe ndjeshmërisë prej bisnesmeni, Z.Roland Hysa shumë shpejt bëri shndërrimin e kapitali financiar të akumuluar nëpërmjet bisnesit tregtar, në kapital industrial prodhues.

Në Vitin 1995 ai bleu paketën kontrolluese të aksioneve të ish ndërmarrjes shtetërore të prodhimit të miellit në Tiranë, duke e shndërruar atë sot në një nga kompanitë më moderne dhe më të fuqishme për prodhimin dhe tregtimin e miellit dhe të nënprodukteve të tij në Shqipëri. Kjo kompani që sot mban emrin "MIELL TIRANA" Sh.a. ka të instaluar linjën teknologjike Zvicerane “BUHLER” për prodhimin e miellit me kapacitet prodhues 240 ton/ditë.

Në Vitin 1999 ai bleu paketën kontrolluese të aksioneve të ish ndërmarrjes shtetërore "Uzina Dinamo". Kjo kompani sot është transformuar krejtësisht, duke u bërë qëndra më e madhe e tregtimit të artikujve agroushqimor e industrial në Tiranë.

Z.Roland Hysa zhvillon dhe një aktivitet të dëndur shoqëror duke dhënë kontributin e tij si intelektual dhe bisnesmen në një sërë organizmash dhe institucionesh jo qeveritare siç janë : Unioni i Tregtarëve Agroushqimor ne te cilin mban postin e Presidentit te ketij unioni, Dhoma Amerikane e Tregtisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës, Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë etj.

Nje tjeter aspekt shume i rëndesishem ku Z.Roland Hysa jep kontributun e tij është ai në ndihmën dhe përkrahjen e shtresave në nevojë, shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, shoqatës së talasemikëve shqiptare, fëmijëve dhe familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës apo shoqatës së autizmit.

Një kontribut jo më pak i rëndësishëm i z. Roland Hysa është dhe ai për sponsorizimin e aktiviteteve në përkujtim të datave të rendesishme historike.

Ai komunikon rrjedhshem në gjuhët: Anglisht, Bullgarisht dhe Greqisht.